Kombëtarja e Kosovës e ka nisur vitin 2022 me fitore të jashtëzakonshme kundër Burkino Faso me rezultat 5:0, në miqësoren që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”..
Pas ndeshjes, sulmuesi Astrit Selmani është shprehur shumë lumtur që ka shënuar golin e parë pas pesë ndeshjeve me Kosovën.
“Ndjenjë shumë e mirë, si ëndërr. Normalisht që është mirë me shënu para trajnerit të ri.
Besoj se është një konkurrencë e madhe, me Vedatin është një lojtar i mirë. Jam këtu me ndihmu ekipin edhe me dhanë sa më shumë gola”, deklaroi ai.