Selmani: Balancuesi etnik, dobësi institucionale

Profesori Bashkim Selmani e sheh si një dobësi institucionale keqpërdorimin e etnisë për punësim. I ftuar në emisionin “Rruga drejt”, ai tha se  pakujdesia e institucioneve dhe e vet shtetit arrijmë të lejojnë gjera të tilla duke anashkaluar protokollet siç janë përgatitja profesionale, lokacioni etnia, etj.

Unë më tepër e shoh si dobësi institucionale, për arsye sepse sistemi nga momenti që hapet një konkurs përcakton rregullat në bazë të ligjit administrativ dhe procedural. Këtu është pakujdesia e institucioneve dhe vet shtetit. Me ato momente që është hapur normale që ka protokolle sesi intervistohen, çfarë lokacioni kanë, çfarë përgatitje profesionale, dhe këtu është vëmendja e pakujdesshme nga ata që hapin konkursin. Është vetëm një sinjal që flet sesi funksion administrata, prandaj është një lëshim. Por, duhet të kërkohet edhe përgjegjësia e atyre që lëshojnë këto lloj mos-barazish dhe pas kësaj vijojnë dhe padrejtësitë e tjera- tha Selmani.

Ngjarja paraprake

Roma fiton falë shqiptarit, Napoli zhgënjen

Ngjarja e ardhëshme

Arteta i del në mbrojtje Lenos, pas gabimit trashanik ndaj Rapid Vienna

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian