Selimi: E pakontestueshme, BDI-ja ka qenë në ballë të gjitha ndryshimeve

Në vigjilje të 20 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, njohësi i rethanave politike, Sefer Selimi ka thënë se në këtë periudhë sa ekziston BDI-ja si parti ka pasur zhvillim shoqërorë.

Ai thotë se ky zhvillim erdhi edhe falë UÇK-së mbi të cilën edhe u krijua partia e Ali Ahmetit.

“Mendoj se në këto 20 vite është e pakontestueshme se BDI-ja ka qenë në ballë të gjitha ndryshimeve. Diçka që unë do të vlerësoja më tepër tek BDI-ja është kapaciteti për tu ngritur mbi interesat vetëm etnike dhe shpeshherë duke bërë kompromise edhe mbi interesat etnike në interes të shtetit. Diçka që ka qenë dhe mendoj se ka qenë ndër meritat më të mëdhaja të BDI-së dhe e ka mbajtur kaq gjatë në pushtet”, tha Selimi, raporton indeks.mk

Për 20 vjetorin e BDI-së kanë folur, profesor universitar, analist, politolog e politikan aktual.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

100 ditë luftë/ Ukraina: Kemi vrarë 31,000 ushtarë rusë

Story i radhës

Qytetarët nga Likova deri në Strugë flasin për të arriturat e vendit në rrugëtimin 20 vjeçar të BDI-së ( VIDEO)

Të fundit nga