Selena Gomez ka hequr veten nga lista e ndjekësve në Instagram-in e shoqes së saj të ngushtë, Theresa Marie, ndërsa Theresa vazhdon ta ndjekë atë.
Postimi i fundit i përbashkët mes tyre ishte më 10 mars, ku shfaqeshin në një festë datëlindjeje me një mike tjetër, raporton Daily Mail.
Ndërkohë, Theresa vazhdon të ndiqet edhe nga i fejuari i Selena, Benny Blanco. Çifti është parë bashkë në një darkë, duke ngjallur spekulime mes fansave – disa dyshojnë për probleme, ndërsa të tjerë besojnë se mund të jenë duke planifikuar diçka për Selena, duke e bërë takimin të pafajshëm.
Në vitin 2019, Selena i kishte dedikuar një postim emocional Theresa-s, duke e quajtur një mikeshë që e kishte ndihmuar ta shihte jetën në mënyrë më pozitive.
Kjo ndodh pasi Selena pranoi se ishte ndier e vetmuar për pesë vjet pas ndarjes nga Justin Bieber, me të cilin kishte pasur një lidhje të ndërlikuar për gati një dekadë. Ai u martua me Hailey vetëm disa muaj pas ndarjes, ndërsa Selena deklaroi se nuk kishte ndjerë pëlqim për askënd derisa njohu Benny Blanco.
Në një podcast të fundit, ajo tregoi për puthjen e parë me Blanco, duke thënë se ishte emocionuese, pasi nuk kishte përjetuar ndjenja të tilla për një kohë të gjatë.
Burimi: botasot.info