Selena Gomez i bashkohet nismës së yjeve të njohur që kanë vendosur të postojnë foto pa filtra!

Ditët e fundit, aktorja dhe këngëtarja e njohur Selena Gomez vendosi t’i bashkohet artistëve të tjerë të ndryshëm që kanë vendosur të jenë natyral duke postuar foto të tyre pa filtra apo grim në rrjetet sociale.

Artistja e njohur, e cila zotëron linjën e grimit Rare Beauty, ka publikuar një sërë fotosh për të nxjerrë në pah pamjen e saj natyrale dhe postimi i saj ka nxitur reagimin e menjëhershëm të ndjekësve.

Selena ka marrë një sërë komentesh pozitive në llogarinë e saj në Instagram, ku duken fotot e aktores që tregon fytyrën e saj pa grim. 30-vjeçarja tregon edhe një herë besimin që ka tek vetja, pasi është një ‘avokate’ e madhe e dashurisë për veten.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

 

Selena njoftoi disa javë më parë se kanë filluar xhirimet e sezonit të tretë të serialit ‘Only Murders in the Building’. Ajo luan në serialin e njohur së bashku me aktorët Steve Martin dhe Martin Short.

Duke postuar fotot e saj pa filtra, Selena iu bashkua një grupi të famshëm si Lady Gaga, Kim Kardashian dhe Cindy Crawford, të cilat kanë vendosur të tregojnë bukurinë e tyre natyrale, pa filtra dhe grim me anë të postimeve. Të gjithë ishin të gatshëm të tregonin haptas aspektet e zakonshme të trupit të femrës, si p.sh. strijat apo ndonjë lloj tjetër të “mospërsosmërisë” natyrore.

Selena Gomez mund të jetë përpjekur të hedhë poshtë në një lloj mënyre thashethemet se Drew Taggart i grupit “Chainsmokers” është i dashuri i saj i ri muajin e kaluar, por burimet së fundmi kanë treguar detaje më shumë për lidhjen e vazhdueshme të të në Us Weekly dhe Entertainment Tonight. Një burim e përshkroi dinamikën e tyre mjaft romantike për Us Weekly.

Selena dhe Drew kanë një lidhje të mrekullueshme. Ata janë shumë të lumtur që kanë guxuar dhe po e provojnë këtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Meta takim me të rinjtë në Pukë: Partia e Lirisë mbështetje të fuqishme për ata që e duan vendlindjen

Story i radhës

Ja kush zgjidhet kryetare e Forumit të Gruas të Lëvizjes BESA – Tetovë

Të fundit nga