Selektori i Shqipërisë: Lojtarët më janë ankuar për fushën

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas triumfit në shtëpi ndaj Kazakistanit. Në prononcimin e tij, veç të tjerash, tekniku italian, shprehu rezerva për terrenin e “Air Albania”-s, ku sipas tij nuk është i përshtatshëm dhe se lojtarët kanë shprehur ankesa.

NDESHJA- Ishim 2-0, goli i pësuar na hapi probleme. E kishim nisur ndeshjen mirë, rikuperuam më pas. Nga minuta e 25-të ky gol na kushtëzoi. Ata morën shumë zemër. Skuadrat u hapën shumë në fushë, u krijua një diferencë mes lojtarëve.

Nga pikëpamja fizike ata ishin superiorë, zgjodha në mesfushë lojtarë që e luanin mirë topin, për të pasur superioritet në mesin e fushës.

MEMUSHAJ DHE CIKALLESHI – Cikalleshin e njoh dhe na mungoi në ndeshjet e para. Është një lojtar që punon shumë në fazën ofensive dhe shënon. E gjithë skuadra nuk arrin të shprehet maksimalisht për shkak të fushës. Lojtarët më janë ankuar, e kanë të vështirë të bëjnë 2-3 pasime radhazi. E kam të vështirë të them kush ishte më i miri.

NDËSHJA E RADHËS- Nuk ka 2 pa 3. Nuk do të vlente kjo fitorja, nëse nuk triumfojmë ndaj Bjellorusisë. Duhet të përgatitemi mirë se Bjellorusia është një skuadër shumë më e fortë fizikisht se Kazakistani, duhet të punojmë shumë për këtë ndeshje.

FORMACIONI TITULLAR- Këto ndeshjet na kanë ndihmuar shumë. Ka pasur shumë hapësirë për të rinjtë, Selahi, Kallaku, Doka. Kemi aktivizuar dhe lojtarë të tjerë. Në fund fare do të nxjerrim konkluzionet. Edhe në këtë ndeshje do të vazhdojmë siç kemi bërë dhe më pas do të bëjmë vlerësimet. Kemi pasur debutues edhe si Broja, të cilët kanë nevojë për minuta, më pas do të bëjmë vlerësimet”, u shpreh Reja për “Supersport”.

“Ata kishin një 5 minutësh të mirë në fillim, u dukëm sikur kishim rënë në gjumë. Pastaj bëmë 20 minuta të mira, por pësuam atë gol të çuditshëm. Kemi vuajtur shumë deri në fund të pjesës së parë, ishin të fortë fizikisht. Në mesfushë nuk po i përmbanim fort. Kishin diferenca dhe avantazh në goditjet standarte.

Gjithsesi, patëm raste me Hysajn dhe Uzunin. Kur fitojmë jemi të lumtur, nuk jam plotësisht i kënaqur nga loja. E them se mund të bëjmë më shumë, edhe jashtë kësaj fushe kemi bërë mirë. Nuk e di se çfarë ka ky stadium që nuk luajmë mirë. Në Elbasan luajmë mirë, ka fushë më të mirë, këtu te ky stadium i bukur. Ta mbyllim bukur dhe të fitojmë me Bjellorusinë, edhe nëse nuk bëjmë lojë të mirë. Stadiumi është i bukur, terreni ka pak vështirësi.

Aty është Memushaj për goditjet e dënimit, për penalltitë janë Cikalleshi dhe Manaj, gjuan ai që ndihet më mirë.

Më shqetëson mungesa e tij, ka peshë në mesfushë. Shpresoj të rikupero Gjasulën. AI ka ardhur të premten me ekipin. I kërkova që të vinte medoemos. Ka shumë pak dite me ne. Bëri një pjesë loje, sigurisht që me Bjellorusinë na duhet një lojtar i fortë si ai. Rikthehet Laçi, që ishte i s’kualifikuar, këto kemi zgjidhje nuk kemi të tjera”, përfundoi Reja.

Ngjarja paraprake

Kreu i PS Tiranë nën hetim për fshehje pasurie, PD: SPAK të mos vonojë hetimin

Ngjarja e ardhëshme

Njihuni me frikërat më të shpeshta të burrave

të fundit nga

Rikthehet Coutinho

Philippe Coutinho është rikthyer këtë të hënë në stërvitje te Bracelona. Sulmuesi

AlbanianEnglishMacedonian