Selektori i Kroacisë: Është një fitore për popullin, për çlirimtarët

Selektori i Kroacisë, Zlatko Daliq është në qiellin e shtatë.

Ai po e shijon një moment magjik pasi ekipi i tij arriti ta eliminojë sonte super-favoritin e Botërorit, Brazili, pas penalltive (4:2) pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1..

Daliq kishte dedikim special pas fitores së madhe, e cila ua siguroi kroatëve kualifikimin në gjysmëfinale të “Katar 2022”.

“Kjo fitore është për popullin kroat. Ju lumtë djema. E kemi eliminuar favoritin më të madh.

Kjo është Kroacia. Mos na nënçmoni asnjëherë, e kam thënë këtë.

Ky nuk është fundi ynë, shkojmë tutje. Kjo është fitore e Kroacisë, të gjithë e dhanë maksimumin. Do t’i përshëndesja të gjithë shokët që shkruajnë për Kroacinë.

Shijojeni çlirimtarët kroatë, kjo ishte për ju. Lojtarët e mi nuk janë normal”, deklaroi Daliq për mediumin e madh kroat, HRT.

Kroacia në gjysmëfinale do të luajë me fituesin e duelit tjetër çerekfinal, Holandë – Argjentinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti Biden autorizon 275 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Story i radhës

Vendimi për votat e emigrantëve, reagon Vasili: Kushtetuesja delegjitimon dhe rrëzon zgjedhjet mafioze të 25 prillit!

Të fundit nga