Selektori i Kosovës me dhimbje koke!

Shumë mungesa, që shkaktojnë dhimbje koke për selektorin e Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes!
Selektori e ka idenë e tij se si të shtrojë formacionin në fushën e lojës kundër Greqisë, por si do të dalin në fund, askush nuk e di!

Kosovës i mungojnë titullarët apo bërthama e ekipit, si Vedat Muriqi, Arbër Zeneli, Amir Rrahmani, Milot Rashica, Valon Berisha, Hekuran Kryeziu, Edon Zhegrova etj. 

Challandes as në tokë dhe as në qiell, sepse është në presion të rezultatit! 

Ai e ka më së të qartë, se në rast të humbjes, kritikat do të janë të ashpra ndaj tij, madje askush nuk do ta pyet as për mungesat!  Një numër jo i vogël do të kërkojnë edhe shkarkimin e tij!

Greqia ka një ekip të mirë dhe ajo u pa edhe në Prishtinë! 

Edhe pse ka shumë mungesa, nuk do të thotë se nuk mund të nxjerrin rezultat të favorshëm.  Ndeshja luhet sonte në Athinë në orën 20.45. Kosova është në presionin e madh, në tri ndeshjet e fundit ka tri humbje rresht, kjo duket e tepër për disa nga dashamirët e kësaj loje. 

Cila do të jetë formula e Challandesit ndaj grekëve? 

Challandes e ka të qartë, se në tri ndeshjet e deritashme ka një barazim (1:1) me Moldavinë në Parma të Italisë, pastaj dy humbje në “Fadil Vokrri”, 1:2 nga Greqia dhe 0:1 nga Sllovenia, në kuadër të grupit 3 të Ligës së Kombeve në Divizionin C, pa e harruar edhe humbjen në Shkup 2:1 nga Maqedonia e Veriut (në gjysmëfinale të play-off-it të Ligës së Kombeve). 

Kosova pa shumë lojtarë, a do të jetë e denjë të befasojë Greqinë? A do të “arnohet” disi Kombëtarja? A do të jetë e rrezikshme në duel me Greqinë apo do ta zgjedhin mbrojtjen “bunker”? Shumë pyetje pa përgjigje, sepse gjithçka do të shihet sonte. Një dihet, Challandes është në udhëkryq pa semafor! A mos vallë, ka probleme më të mëdha se sa shihen në sipërfaqe? A do të del diçka tjetër pas ndeshjes me Greqinë, se problemi është më i thellë brenda Kombëtares se sa shihet në sipërfaqe? Gjithçka do të shihet me kohë!

Ngjarja paraprake

Hasani: Vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm me Shqipërinë, me një theks në fushën e shëndetësisë

Ngjarja e ardhëshme

Nuk janë të gjithë lotët të njëjtë: Ekzistojnë tri lloje lotësh dhe të gjithë kanë funksion shumë të rëndësishëm!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian