Selektori i Kosovës flet për ndeshjet që Kosova i luan në nëntor

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challades dhe Amir Rrahmani janë duke mbajtur konferencë për media në prag të ndeshjes miqësore ndaj Shqipërisë.

Trajneri zviceran ka folur për rezultatet zhgënjyese dhe për ndeshejt e ardhshme.

“E kemi kaluar një periudhë të vështirë, pa fitore, por pastaj nisën ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku nuk kemi pasur sukses” – u shpreh Challandes.

“Pas ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, ka qenë e vështirë të reagojmë menjëherë, tani jemi në grumbullimin e fundit për këtë vit”, tregoi ai.

“Do të mundohemi që të përgatitemi për ndeshjet e vitit të ardhshëm dhe shpresoj të na shërbejnë siç duhet”, shtoi Challandes.

Fillimisht, Kosova do ta luajë një miqësore me Shqipërinë, më pas do të përballet me Slloveninë dhe Moldavinë në Ligën e Kombeve.

Ngjarja paraprake

Trump për vaksinën antiCOVID: Nuk doli më herët për të humbur unë

Ngjarja e ardhëshme

Nesër pa energji elektrike disa komuna të Shkupit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian