Selami: Punëdhënësit që pësuan dëme në punën e tyre për shkak të KOVID-19, kanë të drejtë të lirimit nga pagesa e shumës së akontacioneve të tatimit të fitimit. Ja detajet !

PUNËDHËNËS PARASHTRONI KËRKESË DD-OMA/1 PËR LIRIM NGA PAGESA E AKONTACIONEVE PËR TATIMIN E FITIMIT

Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami informon se punëdhënësit të cilët kanë pësuar dëme në punën e tyre për shkak të përhapjes së korona virusit COVID-19, kanë të drejtë të lirimit nga pagesa e shumës së akontacioneve të tatimit të fitimit për muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, si dhe për janar të vitit 2021.

Këtë të drejtë mund ta realizojnë nëse:

nuk e zvogëlojnë numrin e të punësuarve gjatë kohëzgjatjes së shfrytëzimit nga lirimi i pagesës së akontacioneve në raport me numrin e të punësuarve, përfundimisht me datë 30 nëntor të vitit 2020, përveç në raste vdekje, pensionim apo largim nga ana e të punësuarve,

të ardhurat totale nga puna e rregullt e obliguesit tatimor tê janë të zvogëluar për së paku 30% në periudhën prill-shtator të vitit 2020 në raport me të ardhurat nga puna e rregullt në periudhën prill-shtator të vitit 2019 apo -obliguesi tatimor të ketë të mbyllur së paku 50% nga vendet shitëse prej të cilëve realizon qarkullimin (filialet, objektet shitëse).

Kërkesa DD-OMA/1 parashtrohet në mënyrë elektronike deri te DAP nëpërmjet sistemit “e-tatimet” , më së voni deri më datën pesë tê muajit të ardhshëm për muajin për të cilin kërkohet lirimi i pagesës së akontacioneve ndërsa DAP në afat prej dhjetë ditë nga dita e parashtrimit të kërkesëse konfirmon aplikimin e kompletuar.

Me qëllim që obliguesit tatimorë të parashtrojnë kërkesë për lirim të pagesës së akontacioneve për tatimin e fitimit edhe për muajin nëntor të vitit 2020, afati parashtrimit të kërkesave DD-OMA vazhdohet deri më 14  dhjetor të vitit 2020.

Obliguesi tatimor i cili ka shfrytëzuar të drejtën e lirimit nga pagesa e akontacioneve për tatimin e fitimit, ndërsa nuk i ka plotësuar kushtet e dhëna, ka obligim ti paguaj akontacionet mujore të tatimit të fitimit të cilat nuk i ka paguar dhe me interes (kamatë) në pajtim me Ligjin për procedurë tatimore.

Nëse obliguesi tatimor në vitin 2020 dhe 2021 pëson humbje e shprehur në Bilansin e suksesit, e njëjta e zvogëluar për të ardhurat e papranueshme të shprehur në bilansin tatimor për vitin 2020 dhe 2021, mund ta transferoj në ngarkesë të fitimit në periudhat e ardhshme të përllogaritjeve më së shumti deri më pesë vite e llogaritur nga viti kur është shprehur humbja. Zvogëlimi i bilansit tatimor kryhet rrjedhimisht duke nisur nga shuma e humbjes tatimore e bërë në momentin më të hershëm.

Të drejtën e përcjelljes së humbjes në barrë të fitimit nê periudhat e ardhshme të përllogaritjeve nuk mundet të shfrytëzohet në rast të ndryshimit të statusit të obloguesit tatimor në bazë të bashkimit, aneksimit, ndarjes, transformim të pronarit dhe të ngjajshme.

Obliguesi i cili shpreh humbje, parashtron kërkesë për realizimin e të drejtës ta përcjell humbjen në barrë të fitimit në periudhat e ardhshme të përllogaritjeve më së voni deri më 31 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa DAP do ti dorëzojë aprovimin pas kërkesës në afat prej 60 ditë nga dita e parashtrimit të kërkesës.

Ngjarja paraprake

Gjykimi për “Aleancën Ndërkombëtare”, prezantohen komunikimet telefonike të anëtarëve

Ngjarja e ardhëshme

Vdes idhulli i Kupës së Botës 1982, Paolo Rosi - Sulmuesi legjendar i Italisë vdes, në moshën 64 vjeç

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian