Selami porosi opozitës shqiptare: Mos hudhni gurë në bunarin në të cilin pimë të gjithë ujë!

Zëvendësdrejtori i Entit të Statistikës, Ilmi Selami ka reaguar nda gënjeshtrave siç i quan ai të deputetit të Alternativës, Skender Rexhepi-Zejd i cili ka manipuluar me opinionin se gjoja gjatë procesit të regjistrimit të të burgosurve në RMV nuk ka pasur asnjë regjistrues shqiptar.

Selami ia ka kujtuar Zejdit se regjistrues shqiptar në regjistrimin e të burgosurve ka pasur dhe madje ka qenë kryesori.

Ky është reagimi i plotë i Selamit:

LUTJE NË VEND TË REAGIMIT

I dashur deputet, Skender Rexhepi

Nuk kam kohë për shkrime e epitafe politike sepse kemi shumë punë dhe jam në mungesë kohe.

Andaj të lutem, ta keni parasysh ndjesinë e procesit dhe momentit kur reagoni kështu në mënyrë “paushallë” sepse me apo pa dashje i bëni dëm të panevojshëm procesit.

Regjistrues shqiptar në regjistrimin e të burgosurve ka pasur dhe madje ka qenë kryesori.

Nëse do të informohesh, sigurisht se mund t’ia mësosh edhe emrin, por natyrisht, çështja është nëse do të informohesh apo jo. Mbase, nëse do të informohesh, para se të kishe reaguar në publik, do të më kishe marrë në telefon dhe sigurisht se do të të kisha informuar për gjithë këtë dhe kështu polemikat e panevojshme në opinion do t’i kishim evituar.

Të lutem shumë ty dhe të tjerëve, mos hidhni gurë në bunarin në të cilin pimë të gjithë ujë.

Jemi dhënë sinqerisht me gjithë qenien tonë në këtë punë, andaj dijeni se jemi shumë të ndjeshëm në të pavërtetat apo spinat që mund të na hidhen me pa të drejtë. Tjera herë do të jemi shumë më të ashpër në reagime sepse këtë proces e llogarisim si një foshnje që duam ta ruajmë nga çdo rrezik edhe më i vogël qoftë.

Natyrisht që kritikat, sugjerimet dhe mendimet e ndryshme janë të mirëseardhura por jo edhe insinuatat që nuk mbajnë.

Me respekt,

Ilmi Selami dhe bashkëpunëtorët e Entit shtetëror për statistika

 

Ngjarja paraprake

Shkarkohet nga detyra drejtori i Doganës së Tiranës, ja kush do të jetë drejtuesi i ri

Ngjarja e ardhëshme

Hasani prezanton Sallën e re Sportive në Debresh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian