Selami në takim me zv/ ministren e financave të Shqipërisë Vasilika Vjero

Zv/ drejtori i DAP-it Abdul Selam Selami së bashku me udhëheqësit e sektoreve të këtij institucioni , sot përmes platformës digjitale realizuan takim pune me Vasilika Vjero – Zëvendës Ministër për financa dhe ekonomi të Republikës së Shqipërisë, Nikolla Lera- Drejtor në Drejtorinë e përgjithshme të politikave makroekonomike dhe çështjeve fiskale dhe Zarina Taja- Drejtor në Drejtorinë e Harmonizimit Fiskal në Ministrinë e financave dhe ekonomisë.
Tema kryesore e takimit ishte në lidhje me përvojat të cilat i ka Drejtoria e të Ardhurave Publike e RMV-së gjatë lirimit nga TVSH-ja të mallrave dhe shërbimeve të cilat dalin nga IPA projektet dhe si të njëjtat janë të implementuara në ligjet dhe aktet nënligjore.

‘Shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi me institucionet e përbashkëta të dy shteteve, sjell efikasitet në punë, hap mundësi për analiza dhe ndihmon në tejkalimin e vështirësive gjatë zbatimit të reformave në institucionet ku veprojmë’ shkruan Selami.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama para Komisionit: Kam ankth, hiqni dorë nga 430 milionshi i inceneratorëve

Story i radhës

Çairi edhe me një hapësirë të re parkimi (FOTO)

Të fundit nga