Selami: Emocion, krenari dhe nder të jesh pjesë e ndërtimit të Sheshit të Dëshmorëve

Në Mateçin Legjendar sonte dhe zyrtarisht u ndozën dritat e Sheshit të Dëshmorëve!

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe Zv/ drejtori i DAP- it Abdulselam Selami i cili në në publikimin e tij në fejsbuk e përshkrian si emocion dhe krenari. “Kënaqësi dhe nder të jesh pjesë e ndërtimit dhe përurimit të Sheshit më të ri në fshatin Mateç të Komunës së Likovës”shkruan Selami.

Projekt ky të cilin para një viti e filluam bashkë me Kryetarin e Komunës së Likovës Erkan Arifi, i finansuar nga Agjencioni për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, ku në atë kohë isha zëvendës drejtor.
Sonte, në prezencë të shumë banorëve të fshatit Mateç, funksionarëve, familjarëve të dëshmorëve, me krenari dhe dinjitet përuruam edhe një vend te veçantë dhe historik, në nder të atyre që dhanë gjakun e tyre për lirinë e kombit.

Sonte, shpirtërat e dëshmorëve edhe një herë ndriçuan, duke parë gëzimin dhe buzëqeshjen e banorëve të cilët do të shijojnë këtë shesh në liri dhe paqe!
Le të jetë i përhershëm dhe i lavdishëm kujtimi për dëshmorët e kombit!
Lavdi!

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

E tmerrshme! Iu hidhte alkool në organet gjenitale dhe iu vinte flakën, arrestohet doktori

Ngjarja e ardhëshme

​Shqipëria kryen mbi 11 mijë vaksinime brenda 24 orëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian