Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami sot realizoi takim me Amir SHabanin, udhëheqësin e Fondit për Sigurimin e Depozitave. Në fokus të takimit ishin bashkëpunimi mes këtyre institucioneve , sidomos në krizën aktuale globale ekonomike.
Postimi i plotë:
Fondi për Sigurimin e Depozitave, është një institucion tejet i rëndësishëm e që udhëhiqet nga miku im Amir Shabani. Sot kisha nderin dhe kënaqësinë që të vizitoj zyret e këtij Fondi dhe me drejtorin Amir Shabani të bisedojmë për shumë pika të bashkëpunimit me Drejtorinë e të Hyrave Publike.
Duke pasur parasysh se dy institucionet që përfaqësojmë luajnë një rol të rëndësishëm në stabilitetin finansiar të vendit, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i ideve është shumë i nevojshëm dhe sidomos në këtë krizë globale ekonomike.