Selahi refuzoi të bashkohej me Kombëtaren

FSHF-ja më datë 5 tetor, njoftonte se Lindon Selahi nuk do të ishte pjesë e Kombëtares për ndeshjet e tetorit, kjo për shkak se ishte ndaluar nga klubi i tij. “Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula nuk do të jenë të gatshëm për dy ndeshjet e radhës, pasi nuk lejohen nga klubet të dalin jashtë vendeve respektive.”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së.

Megjithatë e vërteta është shumë ndryshe, teksa ka qenë vetë lojtari që ka refuzuar të bashkohet me Kombëtaren. Shkak për këtë është bërë se Selahi pasi të kthehej  nga Kombëtarja duhet të qëndronte në izolim dhe për këtë arsye vendosi të mos bashkohej me kuqezinjtë e Rejës.

Kjo është konfirmuar nga CEO i Tuentes, i cili për “Twente Imsite” u shpreh: “Ne biseduam me Selahin në lidhje me grumbullimin në Kombëtare dhe ai na tha se nuk dëshironte që kur të kthehej të hynte në karantinë. Në këtë situatë vendosi që të mos bashkohej me Kombëtaren”, u shpreh Van der Kran.

Ngjarja paraprake

Pas spekulimeve për fejesë, Rita Ora shihet e vetme në Londër duke shëtitur në ftohtësinë e vjeshtës

Ngjarja e ardhëshme

Janë sanksionuar 125 shoferë në Shkup

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian