Sela: Do ta pengojmë shtyrjen e regjistrimit përmes Badenterit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se ata do ta bllokojnë shtyrjen e regjistrimit, ndërsa këtë do ta bëjnë duke shfrytëzuar mundësin nëpërmjet Badenterit për të mos lejuar votim të Ligjit për shtyrje të regjistrimit. Ai tha se takimi mes Zaevit dhe Mickoski ka efekt zero.

“Maqedonia e Veriut është Republikë parlamentare nuk është ndonjë monarki. Si e tillë efekte takime të tilla nuk mund të ketë aspak. Vendi ku vendoset për shtyrje anulime e gjëra të tjera është vetëm kuvendi parlamenti i vendit. Sa i përket qëndrimit tonë si koalicion në lidhje me koalicionimin, ne nuk do të lejojmë shtyrje të këtij procesi, dhe ne kemi mekanizma për të pamundësuar një marrëveshje të efektuohet me ligj në Kuvend. Ligji votohet me Bandenter dhe kalon me Bandenter. Koalicioni do të shfrytëzoj mekanizmin e Badenterit që regjistrimi të mbahet në afat të caktuar. Nuk mund që shqiptarët të trajtohen me telefon. I bëjmë thirrje partive shqiptare që ta shfrytëzojnë këtë mekanizëm që ta bllokojmë këtë shtyrje të regjistrimit”, tha Sela.

Ngjarja paraprake

Del Piero, kritika Ronaldos: E teproi

Ngjarja e ardhëshme

Themeluesi i BioNTech optimist: Pandemia do të jetë nën kontroll deri në fund të verës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian