Sela bëhet bashkë me VMRO-në (FOTO)

Me 27 Prill 2017 lideri i ASH-së, Ziadin Sela u rrah deri në vdekje nga simpatizues të VMRO-së dhe disa anëtarë të kësaj partie. Pas tre viteve gjithçka është harruar dhe sot lideri i ASH-së, Ziadin Sela siç duket e rrahjen nga VMRO=ja qe quan si personale.

Në një organizim të të “Konrad Adenaue”r sot në Shkup është mbajtur një takim ku kanë marrë pjesë partit djathtiste nga Maqedonia,Kosova dhe Shqipëria.
Nga Maqedonia pjesmarrës në panel kanë qenë VMRO Dpmne, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

VMRO-ja ish Nikolla Gruevskit dhe Aleanca për Shqiptarët sot për her të parë janë ulur në një tryezë për të diskutuar rreth çështjeve që janë me interes të përbashkët dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

Mickovski dhe Sela pas takimit kanë dhënë deklarata për mediat duke u përgjigjur edhe në shumë pyetje të gazetarëve.
Pyetja kryesore dhe që ngjalli më shumë interes ishte nëse Vmro dhe Aleanca do të mundë bëhen bashkë në zgjedhjet e ardhëshme lokale?

Edhe Sela edhe Mickovski nuk kanë qenë shumë të drejpërdrejtë në përgjigje por se që të dy kanë thënë janë të gatshëm për bashkpunim parasegjithash nëse kjo është në interes të qytetarëve.
Është hera e parë që pas 27 prillit dy Liderët e opozitës asaj Maqedonase dhe Shqiptare janë ulur bashkë si dy parti me orientim ideologjik djathtistë nën organizimin e Konrad Adenauerit Gjerman.
Sela ka thënë se nuk dëshiron që 27 prillin ta shohë nga prizmi personal sepse ajo që ka ndodhur nuk ishte për ndonjë çështje personale timen ose të dikujt,por se ky ishte një zhvillim politikë të cilin e kanë të njohur të gjithë dhe se nuk dëshiron që për arsye personale të pengohet proçesi i ndryshimit i cili veç më ka filluar dhe ky pushtet po shkon drejtë fundit për faktin se ka një shumicë të brishtë por parasegjithash sepse ka dështuar në politikat ekonomike,shëndetsore,sociale e mbi të gjitha pushteti ka dështuar në vendosjen e shtetit të së drejtës.

Ndryshe siç përflitet në zgjedhjet lokale 2021 VMRO, ASH dhe Alternativa do të garojnë në një koalicion të përbashkët./TS/

Ngjarja paraprake

Vala e dytë e COVID-19 mbyll Lombardinë dhe Milanon, konsullata shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm

Ngjarja e ardhëshme

Ronaldo ëndërron kthimin e madh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian