Sela: BDI e gënjeshtrës ka qenë që nga fillimi dhe vazhdon të jetë gënjeshtra më e madhe

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në intervistën e tij në lidhje me bllokimin me dhënien e shtetësisë dhe mospërputhjen e shifrave tha se e vërteta është është vetëm një, ndërsa gënjeshtra ka 1001.

“A e dini se ku mund ta lokalizoni gënjeshtrën? Merrni funksionarët e BDI-së dhe shihni kur kanë folur për këtë temë, asnjëherë nuk kanë folur me shifra të sakta”, u shpreh Sela.

Ai tha se ka shumë kërkesa dhe se për këtë shkak ata si parti politike kanë ngirur çështjen dhe të votohet Ligji për marrjen e nënshtetësisë.
 

“Kjo deklarata e djeshme e kryeministrit Kovaçevski zbuloi diçka shumë të rëndësishme në drejtim të numrave. Këto janë shifra zyrtare dhe imagjinoni sa mund të jetë numri i njerëzve që kanë heq dorë nga lodhja 30 vjeçare”, tha Sela duke shtuar se bëhet fjalë për të drejtë themelore e njeriut sipas Deklaratës universale të njeriut.

Sipas tij, e drejta e nënshtetësisë është themelore për shkak se me këtë të drejtë burojnë shumë të drejta siç është e drejta e arsimit, shëndetësi, për punë, për pension dhe shumë të drejta të tjera.

“BDI fatkeqësisht e gënjeshtrës ka qenë që nga fillimi dhe vazhdon të jetë gënjeshtra më e madhe e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, tha Sela.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ATK-ja gjobitet për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale

Story i radhës

Detaje të reja/ Basha prej 50 minutash në SPAK para prokurorëve belgë

Të fundit nga