Sekuestrohen rreth 370 artefakte historike në Turqi

Pothuajse 370 artefakte historike janë sekuestruar në një operacion anti-kontrabandë në juglindje të Turqisë, bëri të ditur sot një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke vepruar mbi një informatë, forcat e xhandarmërisë kryen bastisje në rrethin Eyyube të provincës Sanliurfa, tha burimi.

Personeli i xhandarmërisë konfiskoi gjithsej 330 monedha, gjashtë statuja nga periudha romake, një arkë, 22 objekte të ndryshme, gjashtë kopje të Biblës, tre xhingla nga periudha antike, një copë pergamenë dhe një llupë nga periudha helene.

Katër të dyshuar u arrestuan gjatë operacionit.



.. .

Ngjarja paraprake

Hazard u rikthye pas 32 ditëve

Ngjarja e ardhëshme

Kinë-BE: Marrëveshje me kleçka dhe pikëpyetje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian