Sekuestrohen afër 700 artefakte në lindje të Turqisë

Ekipet turke të sigurisë të enjten sekuestruan gati 700 monedha dhe artefakte tjera në lindje të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke vepruar në një lajmërim, ekipet kundër trafikimit dhe krimit të organizuar në provincën Ardahan ndaluan një automjet që i përkiste një kompanie private korrierësh.

Ekipet e sigurisë konfiskuan një numër artefaktesh historike të fshehura në një ngastër të mbushur me limon.

Midis artefakteve të sekuestruara ishin 680 monedha që besohet se i përkisnin periudhës bizantine dhe epokave mesjetare, një llambë vaji dhe 14 sende të tjera.

Përpjekjet për kapjen e personit që dërgoi ngastrën janë duke vazhduar.

Artefaktet u ekzaminuan dhe u morën nën mbrojtje nga Drejtoria e Muzeut në Kars.



.. .

Ngjarja paraprake

Cherofobia, frika e të qenit i lumtur

Ngjarja e ardhëshme

Izrael, pavarësisht karantinës vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian