Sekuestrohen 860 kilogramë duhan

Janë sekuestruar 860 kilogramë duhan në tregjet dhe magazinat në një operacion të përbashkët të kryer dje në territorin e Shkupit nga Departamenti për hetime – Sektori për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë Doganore, Departamenti për polici kriminalistike pranë MPB-së dhe Inspektoratit të Tregut.

Drejtoria Doganore, sot kumtoi se kanë sekuestruar produktet që shiten në mënyrë të paligjshme dhe që janë mallra akcize.

“Në aksion u sekuestruan 860 kilogramë duhan, i cili u gjet në tregjet dhe magazinat të tjera. Kjo shmang detyrimet në vlerë prej 1.763.000 denarë. Kundër autorëve do të ngrihen akuza të përshtatshme”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë Doganore.

Ngjarja paraprake

Tetovë, një person i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ngjarja e ardhëshme

Arben Taravari e morri në qafë Aleancën dhe Selën, për të shpëtuar karierën e vet në Gostivar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian