sekuestrohen 5 kilogram kanabis ne tirane arrestohen turku dhe shqiptari 678f7e2735c7a

Sekuestrohen 5 kilogram kanabis në Tiranë, arrestohen turku dhe shqiptari

January 21, 2025
1 minut lexim

Komisariati i Policisë Numër 1 në Tiranë finalizoi operacionin “Collaboration 1” ku u zbulua një banesë e përshtatur për përgatitjen e dozave të kanabisit ndërsa u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 peshore elektronike.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. B. Ky i fundit dyshohet se bashkëpunonte me S. H. për sigurimin e lëndës narkotike, ndarjen e saj në doza dhe shpërndarjen e tyre në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua edhe shtetasi B. S., 24 vjeç, banues në Turqi, i cili u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis, të cilën dyshohet se e kishte blerë nga 23-vjeçari shqiptar.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pacientet e onkologjise kane mbetur pa terapi biologjike 678f793fba255
Story i mëparshëm

Pacientët e onkologjisë kanë mbetur pa terapi biologjike

strohmeyer nuk me kujtohet ta kem pare thacin duke i dhene urdhra dikujt mendonim qe ai ishte pergjegjes i uck se 678f8787392c5
Story i radhës

Strohmeyer: Nuk më kujtohet ta kem parë Thaçin duke i dhënë urdhra dikujt, mendonim që ai ishte përgjegjës i UÇK-së

Të fundit nga

Anulohet Football Manager 2025

Sports Interactive zyrtarisht anuluan Football Manager 25 pasi debutimi u shty disa muaj me radhë përtej dritares së zakonshme të debutimit. Përmes një njoftimi, zhvilluesi tha se ka marrë këtë vendim pas
ShkoLartë