Sekretet seksuale që burrat dhe gratë fshehin nga partnerët e tyre

December 3, 2022
min lexim

Kur njerëzit përshkruajnë tiparet që duan te një partner, sinqeriteti është zakonisht në krye të listës. Megjithatë, edhe pse duam partnerë që na thonë gjithmonë të vërtetën, shumë prej nesh fshehim gjëra në marrëdhëniet tona, veçanërisht për jetën seksuale.

Sa njerëz mbajnë përafërsisht sekrete seksuale? Çfarë fshehin ata? Dhe pse ua fshehin këtë informacion partnerëve?

Një studim i fundit i botuar në revistën Sexuality & Culture u përpoq të zbulonte pikërisht përgjigjet e këtyre pyetjeve. Studiuesit anketuan 195 studentë në lidhje me sekretet e tyre seksuale. Pjesëmarrësit plotësuan një anketë në internet rreth numrit dhe llojit të sekreteve seksuale që mbanin, arsyet e fshehjes së këtij informacioni dhe përvojat e tyre të mëparshme në zbulimin e këtyre sekreteve.

Doli se më shumë se një e treta e pjesëmarrësve (36%) thanë se mbanin të paktën një sekret seksual në marrëdhënien e tyre aktuale apo më të fundit romantike. Megjithatë, më shumë se gjysma (55%) thanë se i kishin zbuluar një sekret seksual partnerit në një moment në të kaluarën.

Pjesëmarrësit raportuan se kishin sekrete për një gamë të gjerë gjërash; megjithatë, llojet e sekreteve që njerëzit mbanin ndryshonin në bazë të gjinisë së tyre. Për gratë, gjërat më të zakonshme që ata fshihnin nga partnerët e tyre ishin: 1) histori të abuzimit seksual, 2) tradhti emocionale, 3) kurioziteti për seksin e dhunshëm/BDSM, 4) përdorimi i pornografisë dhe 5) kënaqësia e lodrave seksuale.

Gjërat më të zakonshme që fshihnin burrat përfshinin: 1) përdorimin e pornografisë, 2) fakti se më parë kishin kryer marrëdhënie treshe dhe 3) tradhtia emocionale.

Arsyet e burrave dhe grave për mbajtjen e sekreteve seksuale ndryshonin gjithashtu. Në mënyrë të veçantë, gratë kishin më shumë gjasa të raportonin se mbanin sekrete sepse mendonin se partnerët e tyre nuk do t’i kuptonin.

Nga ana tjetër, burrat kishin më shumë gjasa të mbanin sekrete sepse mendonin se partnerja e tyre nuk do t’i pranonte dot sjelljet e tyre, edhe nëse i përkisnin të shkuarës.

Arsyet e tjera për mbajtjen e sekreteve seksuale përfshinin frikën se partneri i tyre do t’ua zbulonte sekretin dhe shqetësimi se kjo do t’i jepte fund marrëdhënies.

Në pjesën më të madhe të rasteve, njerëzit raportuan përvoja pozitive në rastet kur zbulonin sekretet e tyre të seksit. Zakonisht, ata ishin ndjerë më të lehtësuar dhe partnerët përkatës kishin reaguar mirë.

Megjithatë, edhe pse më pak në numër, kishte dhe nga ata që raportonin se kishin përjetuar një lloj mungese pranimi nga partneri dhe madje edhe ndarje, si rezultat i zbulimit të sekretit.

Duhet theksuar se përfundimi që sjell ky studim, tregon se të qenit i sinqertë në një marrëdhënie ose e bën atë më të fortë, ose e shkatërron. Dhe kur e mendoni, ju nuk dilni të humbur në asnjë prej këtyre rasteve 🙂

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Keni blerë pemë natyrale për Krishtlindje? Ja si ta bëni të qëndrojë më gjatë

Story i radhës

Ndërpritet me vendim gjykate shqyrtimi nga eksperti i pavarur i dokumenteve të marra në Mar-a-Lago

Të fundit nga

ShkoLartë