Sekretari i NATO-s flet me kryeministrin kroat për rrëzimin e dronit sovjetik

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka biseduar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, për incidentin e dronit sovjetik që u rrëzua në Zagreb.

“Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë dhe të punojmë së bashku për të vërtetuar faktet”, ka shkruar Stoltenberg.

Qeveria e Kroacisë ka njoftuar se një dron ushtarak i prodhimit sovjetik, i cili ka ardhur nga Rumania përmes Hungarisë në hapësirën e Kroacisë, u përplas në një zonë të gjelbër në Zagreb të enjten.

Droni u rrëzua në afërsi të konviktit të studentëve “Stjepan Radiq”, në pjesën jugore të Zagrebit dhe nuk u raportua për të lënduar.

Qeveria kroate e ka pyetur atë ukrainase nëse droni ishte i tyre, por kjo e fundit e ka mohuar. Gjithashtu, edhe ambasadorja ruse në Kroaci ka thënë se droni s’i përkiste as Rusisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Juventusi triumfon, 4 pikë larg liderit të Serie A

Story i radhës

Liridona Bislimi në mesin e 10 grave më të suksesshme në Kosovë

Të fundit nga