Opinionisti Dardan Sejdiu, tha se energjia që përdoret në Kosovë për ta fajësuar Serbinë për çdo gjë që ndodhë duhet të ketë kufi.
Sipas Sejdiut i tërë diskutimi publik në vend po u nënshtrohet ankesave, akuzave dhe arsyetimeve.
“Ajo që e karakterizon këtë qeveri në çdo veprim të saj fatkeqësisht është ankesë, akuzë dhe në fund arsyetim. Edhe në dialogun me Serbinë e kemi pasur dhe vazhdojnë ta kemi këtë. Ankesë që po trajtohemi në mënyrë të padrejtë, me idenë që duhet të ketë drejtësi në gjeopolitikë dhe real politikë, akuza për ata të kaluarit i kanë lënë në gjendje tepër të vështirë thuajse nuk e kanë ditur këtë kur kanë garuar”, është shprehur Sejdiu në Rubikon.
“Pra është diçka e re që e kanë parë kur kanë hyrë në zyrë, është shpërfaqë një realitet i ri të cilin nuk e kanë kritikuar me vite dhe për të cilin realitet ata dhe unë bashkë me ta kemi pasur ilaçe të menjëhershme dhe krejt në fund dështimet me arsyetime me i kamuflu, secila nisme e tyre përfundon në këto tri a-ja”.
Tutje Sejdiu tha se kjo qeveri për secilën temë krijon një konflikt të mosmarrëveshjes për të krijuar hapësirë për marrëveshje.
“Ka një program interesant të ndërtimit të një konflikti të paqenë për me mujtë me ardhë te një marrëveshje që jo domosdoshmërisht është më e mirë se ajo e kaluara dhe këtu hyn arsyetimi, pra ajo a-ja e fundit”.