Seferi: Isha i pafat te rasti i djeshëm, gjithmonë gati për Kombëtaren

Sulmuesi Taulant Seferi luajti disa minuta në sfidën e Shqipërisë ndaj Kazakistanit dhe i shkoi pranë edhe golit të fitores, por portieri i vendasve reagoi mirë dhe ndali gjuajtjen e tij, ndërsa nga Almati dha sot një konferencë për shtyp, ku foli për momentin që po kalon dhe synimet për karrierën e tij.

Sa i kënaqur jeni me aktivizimin e djeshëm?

Çdo herë është kënaqësi kur je i ftuar me Kombëtaren e madhe të Shqipërisë. Çdo herë ndihem i lumtur dhe krenar që vij këtu. Mezi po prisja që të futesha në fushë dhe mendoj që ato minuta bëra mira, por nuk kisha fat te rasti për gol. Shpresoj të vazhdoj kështu duke punuar fort dhe duke qenë pjesë e Kombëtares.

A mendoni se ka ardhur momenti të luani titullar?

Punoj fort për të kapur formacionin. Është dëshira e çdo lojtari për të qenë titullar, por në fund vendos trajneri se kush do luajë dhe kush do rrijë në stol. Çdo herë do jem i gatshëm për Kombëtaren.

A mund ta arrijë Shqipëria vendin e parë në grup?

Unë kam shumë besim te grupi i ri, pasi kemi një javë së bashku dhe atmosfera është shumë e mirë. Ka shumë kualitet në këtë skuadër. Do të japim maksimumin dhe shpresoj të dalim të parët në grup. Kemi skuadër me shumë kualitet, ndaj shpresoj që në fund të arrijmë objektivat tona.

Ngjarja paraprake

Lajçak, nesër në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19, por edhe i testimeve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian