Seattle Storm, fiton titullin

Seattle Storm kurorëzohen me titullin në kampionatin e NBA për femra, duke mundur edhe në ndeshjen e tretë skuadrën tjetër finaliste Las Vegas Aces. Ashtu si te meshkujt padyshim edhe WNBA përfaqëson kampionatin më spektakoloar të basketbollit për femra në rruzull, sidoqoftë skuadra e Shtetit nga Washingtoni po ngjit në mënyrë të stuhishme shkallët në librin e artë të këtij aktiviteti, pak a shumë njësoj sic kanë edhe emrin.

Pavarësisht problemeve të shumta që u shkaktuan natyrisht nga ndërprerja e gjatë dhe izolimi i kuptueshëm për arsye të pandemisë së koronavirusit, basketbollistet e Seattle Storm ndihmuan skuadrën e tyre për të koleksionuar titullin e dytë në tre vitet e fundit në WNBA.

Në Nevada në dy sfidat e para të zhvilluara në Mandalay Bay Events Center të Las Vegasit Storm ia dolën mbanë për t’i fituar që të dy takimet jashtë fushe, me shifrat 93-80 e 104-91, sidoqoftë basketbollistet e Seattle-t i mbyllën llogaritë e serisë së fazës finale pa i ndërlikuar aspak gjërat, duke shfrytëzuar match point-in e parë në dispozicion.

Ngjarja paraprake

KRU “Gjakova” thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturinat në rrjetin e kanalizimit

Ngjarja e ardhëshme

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës si pasojë e punimeve në rrjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian