seance konstituive e komisionit per dekorime dhe mirenjohje 6789522a95726

Seancë konstituive e Komisionit për dekorime dhe mirënjohje

January 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 janar – Komisioni për dekorime dhe mirënjohje sot e mbajti seancën konstituive, ku ka marrë pjesë edhe presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova.

Në seancë, siç informojnë nga Kabineti i Siljanovska-Davkova, anëtarët e Komisionit kanë shprehur falënderim për nderin dhe besimin që të marrin pjesë në zgjedhjen e personaliteteve dhe institucioneve, që kanë lënë shenjë të madhe dhe gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë tonë.

“Presidentja Siljanovska-Davkova ka shprehur kënaqësi për anëtarësimin e pranuar, duke theksuar se në nominimin është udhëhequr nga njohja e tyre e madhe, puna dhe arritjet e tyre në sfera të ndryshme. Ajo u dëshiroi punë të frytshme dhe të suksesshme në njohjen dhe shpërblimin e më të mirëve. Në bisedë, presidentja ka shprehur bindje të fuqishme se personalitete të dëshmuar dhe të afirmuar si ata mund t’i njohin bartësit e arritjeve të vërteta dhe në mënyrë adekuate të shpërblehen”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Siljanovska-Davkova.

Me vendim të presidentes Siljanovska-Davkova, për kryetar të Komisionit u emërua prof.dr Valentin Mirçeski, ndërsa për anëtarë janë emëruar prof.dr. Gëzime Starova. dr. Samuel Sadikario, dr. Andrijana Janevska, mr. Ana Durllovski, mr. Reshat Ameti, mr. Gena Teodosievska, Dejan Georgievski, Zharko Basheski, Olivera Nakovska-Bikova dhe Vesna Petrushevska.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

disa qytetare rrahin shefin e sektorit te administrates ne komunen e tetoves 678951b19263a
Story i mëparshëm

Disa qytetarë rrahin shefin e sektorit të administratës në Komunën e Tetovës

nga gaza ne hene publikohet lista me 25 vendet e rrezikuara pjese edhe shqiperia 6789571137d0d
Story i radhës

Nga Gaza në Hënë/ Publikohet lista me 25 vendet e rrezikuara, pjesë edhe Shqipëria

Të fundit nga

ShkoLartë