“Së shpejti 4 shtete tjera mund të nënshkruajnë marrëveshje paqësore me Izraelin”

Ministri izraelit i Inteligjencës, Eli Cohen dje tha se së shpejti pret që tri vende të tjera arabe dhe një vend afrikan të nënshkruajnë marrëveshje paqësore me Izraelin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për të përditshmen izraelite “Yedioth Ahronoth”, Cohen tha se vendet që janë më afër nënshkrimit të marrëveshjeve të normalizimit me Izraelin janë: Arabia Saudite, Omani, Katari dhe Nigeri.

“Më pak se një muaj më parë, u ktheva nga një vizitë historike në Sudan dhe një javë më parë, isha në Egjipt, ku mora pjesë në një takim të sigurisë ekonomike”, tha ai.

Sipas vlerësimeve të Cohen-it, disa vende së shpejti mund të shpallin zyrtarisht marrëveshje me Izraelin.

“Në Gji, ne po flasim për Omanin, Arabinë Saudite dhe Katarin. Përveç kësaj, zgjedhjet u mbajtën në Niger dhe kandidati i zgjedhur është pro-amerikan, i cili do të rrisë mundësinë për të krijuar marrëdhënie me Izraelin”, shtoi ai.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha dje Radios së Ushtrisë Izraelite se 4 vende të tjera pritet të nënshkruajnë marrëveshje normalizimi me Izraelin, por ai nuk dha emrat e tyre.

Në shtator të vitit 2020, Izraeli vendosi marrëdhënie me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, një lëvizje e ndjekur nga Sudani dhe Maroku.



. .

Ngjarja paraprake

85 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Genc Prelvukaj sjell këngën e re “Ditë e natë”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian