S’dihet se si do të votohet në Podujevë kur rastet me Covid-19 janë në rritje

Njëzet e nëntë nëntori është caktuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.

Por, institucionet ende nuk kanë dhënë udhëzime se si duhet të organizohet procesi i votimit, në kohën kur rastet e infektimeve me virusin COVID-19 po shkojnë duke u rritur.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kjo çështje është diskutuar në Bordin këshillëdhënës dhe sipas tij, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) së shpejti pritet të jepen rekomandime për këtë proces, raporton ktv.

Mirëpo, drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani, nuk ka dhënë informacione, duke thënë se përgjegjëse për këtë proces është Ministria e Shëndetësisë dhe jo ai.

Udhëzime nga IKSHPK’ja janë kërkuar të shtunën në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur janë shfaqur paqartësi se si duhet të pranohen votat e qytetarëve që mund të infektohen me koronavirus deri në ditën e zgjedhjeve.

Paqartësi ka edhe për mënyrën e zhvillimit të fushatës zgjedhore, proces i cili në rrethana normale shoqërohet me tubime të mëdha njerëzish.

Tani kur për shkak të rrezikut nga koronavirusi ndalohen tubimet me më shumë se 5 persona, në KQZ presin që fushata të zhvillohet formë elektronike.

Fushata zgjedhore në Mitrovicë të Veriut do të zgjasë 2 javë, kurse ajo në Podujevë 5 ditë.

Ngjarja paraprake

Lazio – Bologna, ky është vendimi për Vedat Muriqin

Ngjarja e ardhëshme

Manchester Utd - Chelsea, ndahen baras

të fundit nga