Scolari në Brazil

Luiz Felipe Scolari është rikthyer në pankinë, pasi ditën e djeshme ka firmosur një kontratë dy vjeçare me klubin e mirënjohur Brazilian Cruzeiro.

Këta të fundit militojnë në Serinë B braziliane dhe renditen në vendin e parafundit, ndaj vendosën të shkarkojnë trajnerin Ney Franco për t’ia besuar pankinën Scolarit.

Ish trajneri i Brazilit ka firmosur me klubin nga Belo Horizonte deri në verën e 2022-shit, ndërsa më pas i është premtuar qëndrimi në skuadër, por me një rol drejtues, çka ka joshur jo pak teknikun 72-vjeçar.

Luiz Felipe Scolari ka fituar Kupën e Botës me Brazilin në 2002-shin dhe është i dyti në Europë e i katërti në botë me Portugalinë, në vitet 2004 dhe 2006, ndërsa në nivel klubesh ka drejtuar emra të njohur si Gremio, Palmeiras, etj.

Ngjarja paraprake

Filipçe: Një përqindje serioze e të infektuarve të rinj nuk e dinë se ku janë infektuar

Ngjarja e ardhëshme

Kuvend, s’ka konsensus për votim “online”

të fundit nga