Schwarzenegger me fjalë të forta i drejtohet Putinit: Ndale këtë luftë!

Arnold Schwarzenegger i është lutur Vladimir Putinit të “ndalojë këtë luftë” dhe u tha ushtarëve rusë se jetët e tyre “po sakrifikohen për një luftë të pakuptimtë të dënuar nga e gjithë bota”, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Në një video nëntë minutëshe të postuar në llogarinë e tij në Twitter, aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë përshkruan historinë e tij me Rusinë dhe tha se “forca dhe zemra e popullit rus” e kanë frymëzuar gjithmonë atë.

Një pjesë e qëllimit të videos ishte të përpiqej t’i bënte ushtarët rusë më të vetëdijshëm për rrethanat rreth konfliktit, tha ai.

“Ushtarët rusë që dëgjojnë këtë transmetim, ju tashmë e dini shumë nga e vërteta që kam folur. Ju e keni parë me sytë tuaj”.
 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shteti i Kosovës, një anije e ankoruar pa spiranca!

Story i radhës

Fotoja që bëri princ Harry-n të bënte xhiron e rrjetit

Të fundit nga