Scholz, i bindur se Suedia dhe Finlanda do të anëtarësohen në NATO

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se ka “besimin” se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s.

Duke folur në një konferencë shtypi me kryeministrin holandez, Mark Rutte, Scholz tha se Gjermania mirëpret ofertat e vendeve nordike në NATO.

Ai shprehu besimin se ato do të miratohen pavarësisht kundërshtimit turk, shkruan Skynews.

“Nëse identifikoni një vullnet të përgjithshëm, atëherë është që Suedia dhe Finlanda duhet të bëhen shpejt anëtarë, kështu që kam besim se përpjekjet e shumta që janë duke u zhvilluar për të mundësuar një vendim të përbashkët do të jenë të suksesshme,” tha Scholz.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shokuese! I merr gruan vëllait për një natë, por ajo që ndodh më pas e shkatërron!

Story i radhës

Përsiatje rasti lidhur me vizitat shtetërore të përfaqësuesëve të Kosovës shtetit izraelit

Të fundit nga