Scholes pranon se konsideroi kalimin të Evertoni

Ish mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes ka pranuar se ka konsideruar kalimin të Evertoni pasi vendosi të pensionohet në vitin 2012.

Anglezi pas 16 viteve në “Old Trafford” refuzoi ofertën e Sir Alex Fergusonit për të rinovuar kontratën duke u pensionuar si një ndër më të mirët në pozitën e tij.

Scholes zbuloi se pas pensionimit ishte duke konsideruar rikthimin dhe kalimin të rivali, Everton.

“U riktheva në shtator me Warren Joyce dhe ishte duke u stërvitur çdo ditë. Ndihesha si më herët, thjesht me nevojitej pushimi. I thashë Joyce se dëshiroj të luajë prapë”.

“Nuk prisja që Unitedi të më rikthente. Bisedova me Phil Neville dhe me tha ‘Eja dhe luajë për Evertonin’”.

“Asnjëherë nuk doja të luaja për tjetër klub, por ishte opsion që ndoshta do e kisha bërë, nuk e di”, u shpreh ai.

Shcoles në Premierligë bëri 499 paraqitje, duke fituar 321 ndeshje dhe shënuar 107 gola.

Ngjarja paraprake

Shoqja e ngushtë e Kim Kardashian, në një lidhje me futbollistin shqiptar

Ngjarja e ardhëshme

Zgjedhjet në BeH: Dodiku përjeton humbje të rëndë në Banjallukë, SDA-ja e humb Sarajevën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian