SBASHK-u e sheh si problem rikthimin e mësimit online

Numri i rasteve me koronavirus në shkollat e  Kosoves ka filluar të rritet. Si pasojë e kësaj, komunat në të cilat po shfaqen të infektuarit në ambiente shkollore po i mbyllin ato në mënyrë që ta parandalojnë transmetimin e mëtutjeshëm.

Ditë më parë, shkolla fillore “Eqrem Çabej” u obligua të mbyllej, pasi që një arsimtare rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.

Përgjatë ditës së djeshme, në Dragash dolën pozitiv për Covid-19 katër mësimdhënës dhe një nxënëse, ku si rrjedhojë e kësaj, komuna e Dragashit u detyrua ta mbyllte shkollën e të dilte në mësim online.

Edhe sot pati vendim për mbylljen e dy shkollave në Vushtrri, komunë kjo ku kanë filluar të rriten rastet. Përgjatë ditës së djeshme, Vushtrria pati 20 raste me virusin korona.

Lidhur me këtë, mediat  kane tentuar të kontaktojë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave (MASH), duke e pyetur nëse do merret ndonjë vendim lidhje me gjendjen, por se nuk ka marrë përgjigje.

Mirëpo, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ndonëse ka thënë se në bazë të informatave që posedon nga terreni është e menaxhueshme, ai ka potencuar se rikthimi i nxënësve në platformën online mund të sjellë vështirësi në procesin mësimor.

“Platforma online është shumë e vështirë për t’u ndjekur, marrë parasysh mungesën e pajisjeve teknologjike në mesin e stafit mësimor, e posaçërisht nxënësve”, ka deklaruar Jasharaj 

Tutje, ai ka rikujtuar refuzimin e propozimit të SBASHK-ut për shtyerjen e procesit mësimor për vitin e ardhshëm, kërkesë kjo e refuzuar nga MASH.

Numri total i rasteve pozitive në vend ka shkuar në 17.139, teksa 657 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 që prej fillimit të pandemisë e deri më tani.

Ngjarja paraprake

Dënohet Federico Chiesa

Ngjarja e ardhëshme

COVID, 406 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian