sauditet thyejne banken 350 milione euro per vinin reali i qendron klauzoles prej 1 miliard euro 6793477dc50c3

Sauditët “thyejnë” bankën, 350 milionë euro për Vinin/ Reali i qëndron klauzolës prej 1 miliard euro

January 24, 2025
1 minut lexim

Në Arabinë Saudite janë të fiksuar pas Vinicius Zhunior. Dhe ata kanë vendosur t’i rikthehen brazilianit, i cili jo më larg se verën e kaluar refuzoi 1 miliard euro pagë për pesë sezone. Në afatin kalimtar veror të vitit 2025, kur përfundon sezoni aktual, nga Arabia Saudite pritet të mbërrijë një tjetër “thes” me miliona euro.

Këtu nuk po flasim për një skuadër të vetme, në këtë rast Al-Ahli, por për një shtet që po lëviz dhe do të përpiqet të ndërmarrë atë që do të ishte transferimi më i madh në historinë e futbollit. Nga Anglia vijnë lajme se sauditët janë të gatshëm të vënë në tryezë një ofertë që do të thyente të gjitha rekordet: 350 milionë euro për Realin e Madridit. Shuma maksimale e paguar për një futbollist është 222 milionë euro që PSG-ja i pagoi Barcelonës për Nejmar Zhunior në vitin 2017.

Sipas portalit “Give Me Sport”, Al-Ahli është klubi më i interesuar për të blerë shërbimet e Vinicius, nëse lojtari nga Rio de Zhaneiro largohet nga Reali dhe vendos të shkojë në Arabinë Saudite. Në garë për brazilianin janë edhe Al-Hilal dhe Al-Nasr, ku në këtë të fundit luan dhe idhulli i Viniciusit, Kristiano Ronaldo.

Tek Al-Ahli ka yje si Mahrez, Firmino dhe Gabri Veiga. Vini ka një kontratë me Realin e Madridit deri në vitin 2027, pasi ka zgjatur kontratën e tij në tetor të 2023-it dhe gjithmonë ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar për shumë vite në klubin e bardhë. Klauzola e tij është 1 miliard euro, shifër të cilës i referohet gjithnjë Reali i Madridit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kroacia paralajmeron qytetaret per serbine ja arsyeja qe ka te beje edhe me shqiptaret 679343c87cf87
Story i mëparshëm

Kroacia paralajmëron qytetarët për Serbinë, ja arsyeja që ka të bëjë edhe me shqiptarët

stuhia eowyn godet britanine e madhe mbyllen shkollat transporti publik dhe anulohen fluturimet 67934b062dfe0
Story i radhës

Stuhia Eowyn godet Britaninë e Madhe, mbyllen shkollat, transporti publik dhe anulohen fluturimet!

Të fundit nga

Mbi 140 çifte u ndan për një muaj

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1

Trump dhe Putin mund të takohen këtë muaj

Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të takohen që në fillim të këtij muaji, megjithëse një takim ballë për ballë do të marrë kohë për t’u përgatitur, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit,

Mira Murati lanson platformën e saj

Inxhinierja shqiptare, Mira Murati ka lansuar projektin e saj me inteligjencë artificiale, të quajtur “Thinking Machines Lab”. Murati ka thënë se projektin e ka iniciuar me një grup shkencëtarësh, inxhinierësh dhe projektuesish, e
ShkoLartë