Sateliti i ri turk 5A do të lançohet nga SpaceX

Sateliti i ri turk i komunikimit të enjten do të lëshohet në hapësirë nga kompania teknologjike SpaceX nga një raketë Falcon 9 që do të lançohet nga Bregu Lindor i SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, sateliti do të lançohet nga Cape Canaveral në Florida në orët e pasdites, do të vendoset në orbitën e tij brenda katër muajsh dhe do të fillojë funksionimin në gjysmën e dytë të këtij viti.

Nga ministria thonë se të drejtat e frekuencës dhe orbitës së Turqisë janë të garantuara për 30 vitet e ardhshme.

“I ndërtuar nga ‘Airbus Defense dhe Space’ me kontribut të konsiderueshëm nga ana e Turqisë, sateliti turk 5A do të sigurojë shërbime të transmetimit televiziv të llojit Ku-band mbi Turqinë, Lindjen e Mesme, Evropën dhe Afrikën”, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të kompanisë SpaceX.

Sateliti do të mbajë 42 transponderë dhe do të vendoset në një vend të caktuar të papërdorur në orbitën turke, në 31 shkallë në lindje.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoğlu, të mërkurën e kaluar tha se satelitët e rinj të komunikimit të Turqisë, duke përfshirë Turksat 5A, 5B dhe 6A, do ta bëjnë vendin më të fuqishëm në hapësirë.

Lançimi ishte planifikuar më parë, por u shty disa herë.



.. .

Ngjarja paraprake

Varianti i ri i COVID-19 zbulohet edhe në Iran

Ngjarja e ardhëshme

Trashëgimia e Maradonës, zbulohet dhurata e Fidel Castros

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian