Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Santiana ka shpalosur detaje nga jeta e saj e fëmijërisë si dhe sfidave që kaloi ajo dhe familja e saj përgjatë viteve.
Ajo ka treguar se është rritur nga gjyshërit, dhe ata i ka cilësuar si prindër, kurse nënën e ka ditur si “motër”.
Në moshën 6 vjeçe një kushërirë i ka treguar të vërtetën, se personi që ajo e mendonte si motër, në fakt ishte nëna e saj.
Ajo ka rrëfyer edhe për raportet me të atin me të cilin është prezantuar tek në moshën 18-vjeçe, si dhe ka treguar historinë kur i kishte kërkuar atij të holla për t’i kryer disa kontrollime mjekësore – por babai e kishte refuzuar duke mos i besuar asaj.