Sanksionohet polici maqedonas që hodhi flamurin shqiptar

November 30, 2024
1 minut lexim

Autoritetet kanë ndërmarrë veprime për procedurë disiplinore ndaj policit që e hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në Kumanovë. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski tha se i ka parë videot dhe se tashmë janë përgatitur shkresa zyrtare për dy policë, njëri maqedonas dhe tjetri shqiptar.

“Është përgatitur shkresë zyrtare edhe ndaj zyrtarit që ishte ngjitur në automjet, edhe ndaj një zyrtari tjetër. Njëri person zyrtar është shtetas i Maqedonisë, të dy janë shtetas të Maqedonisë, njëri është me nacionalitet maqedonas, tjetri me nacionalitet shqiptar. Kështu që do të do të veprojmë në mënyrë adekuate, ju sigurojmë”, tha Toshkovski.

Mbrëmë zv/ministri i Brendshëm Astrit Iseni siguroi që nuk do të lejojë sjelle të këtilla në MPB.

“Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së, që hodhi flamurin shqiptar, çdo punonjës i MPB-së, ka detyrim t’i respektojë ligjet dhe simbolet e gjitha bashkësive etnike në RMV”, tha Iseni.

Ndryshe, edhe zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti tha se heqja e flamujve nuk është kompetencë e policisë dhe premtoi se do të ketë përgjegjësi për rastin në fjalë.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U shfaq lakuriq në film, aktorja tregon se ҫfarë i tha regjisori

Story i radhës

Incidentet ndëretnike/ MPB: 17 të arrestuar, tre në paraburgim – shumica të mitur!

Të fundit nga

Lazio e mposht Napolin në Kupën e Italisë

Lazio e ka fituar ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Italisë ndaj Napolit. Lazio triumfoi 3:1 në “Olimpico”. Zaccagni humbi penalltinë për vendasit në minutën e 21-të të ndeshjes, por
ShkoLartë