Sanksionohen 411 vozitës në Shkup, 83 për tejkalim të shpejtësisë

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 411 sanksione, mes të cilave 83 janë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë.

Ministria e Punëve të Brendshme në suaza të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit shqiptoi 43 masa për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 45 për vozitje pa patentë shoferi, si dhe 69 dënime për parkim të parregullt. Me karrotrec janë mënjanuar 61 automjete, ndërsa 32 sanksione janë shqiptuar për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim, thuhet në kumtesën e MPB-së ku u bëhet thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ngjarja paraprake

​941 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, arrestohen 7 terroristë të dyshuar të DEASH-it

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian