Sanksionohen 287 shoferë në Shkup

Në suaza të kontrolleve të shtuara të policisë dje në Shkup janë sanksionuar 287 shoferë.

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara aksionare në fushën e komunikacionit. Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 287 gjoba, mes të cilave edhe për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes 4 shkelje, 11 masa për automjete të parregulluara teknike dhe të paregjistruara, 15 për vozitje pa patentë shoferi, 72 masa për parkim të padrejtë, ndërsa 58 automjete janë mënjanuar me automjetin special “karrotrec”. Janë shqiptuar 123 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, informojnë nga MPB.

Nga Ministria paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe dispozitat që të rritet siguria në komunikacion.

Ngjarja paraprake

Sulmi i përgjakshëm në kishë: Sulmuesi bërtiti ‘Allahu ekber’ deri sa po e merrte policia

Ngjarja e ardhëshme

Spasovski shtrihet në Klinikën Infektive pas komplikimeve nga Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian