Sanksionohen 139 shoferë në Shkup, 13 prej tyre nuk kishin patentë shoferi

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (27.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 masa, nga të cilat tetë sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për kalim të sinjalit të mbyllur (semafor të kuq).

Pesë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, një sanksion për mosdhënie të rrugës për këmbësorë.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta

Story i mëparshëm

Vërshimet fundosën “Bajram Aliun”, stadiumit të Skenderajt i duhen 200 mijë euro

Story i radhës

Nexhmedin Spahiu: Shqiptarët pa të tjerët s’bëjnë dot shtet

Të fundit nga