Sanksionohen 106 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e SPB Tetovë

Gjatë ditës së djeshme në territorin e SPB Tetovë është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

Prej tyre 9 kanë tejkaluar shpejtësinë mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra më shumë shpejtësia e lejuar.

Sipas raportit të policisë, 75 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 31 të tjerë jashtë vendbanimit.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kosova pa Strategji Sektoriale të Shëndetësisë, në MSh thonë se kanë krijuar grupet punuese

Story i radhës

Tuchel: Kjo është për hir të trofeve

Të fundit nga