Sanchez ka humbur 8 nga 12 penalltitë e fundit

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez dështoi përsëri nga pika e bardhë ndaj Sampdoria, që doli të jetë e teta në 12 gjuajtjet e fundit për klubin dhe Kombëtaren e Kilit.

Kiliani dështoi nga pika e bardhë në humbjen ndaj Sampdoria, skuadër që i mposhti pas tetë fitoreve radhazi.

Sipas Goal, Sanchez në 12 gjuajtjet e fundit nga 11-metërshi, ishte i saktë vetëm katër herë.

Sanchez shënoi për “Neurazzurët” edicionin e kaluar ndaj Brescia dhe ka shënuar tri herë për Arsenalin, kurse humbi penalltitë me Kilin, Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Interin.

Derisa, sa ishte të skuadra si Udinese dhe Barcelona, asnjëherë nuk gjuajti nga pika e bardhë.

Ngjarja paraprake

Këshilli i Prindërve të Prishtinës reagon ndaj kërkesës së SBASHK-ut, për shtesat prej 100 eurosh

Ngjarja e ardhëshme

Ivanka i quan patriotë protestuesit, por më pas pendohet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian