Samsung zhvendos vëmendjen nga Galaxy A dhe S në seritë me ekran me palosje

Samsung mund të zbulojë telefonin e ardhshëm me ekran me palosje në Gusht, një muaj përpara gjeneratës së ardhshme të iPhone.

Telefonët me ekrane që palosen të Samsung do të kenë detyrën e largimit të vëmendjes nga flagshipët më të fundit të Apple dhe Samsung po merr hapat e nevojshëm që Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 ta përmbushin me sukses këtë mision.

Deri tani asgjë nuk është konfirmuar në lidhje me Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 por spekulimet flasin për një debutim më 10 Gusht.

Analistët thonë se Samsung mund të ulë pritshmëritë e shitjeve të serive Galaxy A dhe Galaxy S në fund të vitit për tu fokusuar në promovimin e pajisjeve Premium me ekran që palosen.

Rritja e inflacionit ka ndikuar në smartfonët low-cost më shumë sesa ato të segmentit Premium dhe Samsung dëshiron të forcojë këtë të fundit për të mbyllur hendekun meApple.

Samsung raportohet se po punon për të zbuluar telefonin e ardhshëm me palosje në një event fizik, dy vite pas prezantimeve virtuale të eventeve Unpacked. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Letër publike për Viola von Cramon – raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën

Story i radhës

Flakët alarmojnë mjekë e pacientë në spitalin e Fierit; shkrumbohet reparti i imazherisë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish