Përditësimi më i fundit i aplikacioni Try Galaxy krijon një eksperiencë të ndërfaqes së Samsung One UI në Galaxy Fold duke vendosur dy iPhone krahas njëri-tjetrit.
Samsung thotë se me këtë aplikacion përdoruesit mund të shohin përmbajtje në një ekran sikur të ishte një Galaxy Z Fold dhe të provojnë disa prej funksionaliteteve me shumë aplikacione në ekran.
Për të përdorur funksionalitetin duhet të vizitoni uebsajtin ose të skanoni një kod QR në dy iPhone, të shtoni aplikacionin e uebit në ekran dhe më pas ti lidhni të bashku për të krijuar këtë eksperiencë.
Samsung thotë se aplikacioni gjithashtu ju jep mundësi përdoruesve të mësojnë për telefonët Z Flip dhe Z Fold përmes eksperiencën FlexCam.
Është një ide mjaft interesante e kompanisë duke vendosur dy telefonë krahas njëri-tjetrit për të treguar eksperiencën që ofron Galaxy Z Fold.
Nga ana tjetër është përpjekja më e fundit e Samsung për të vënë në tallje telefonët e Apple.
Nëse dëshironi ta provoni më në imazhin e paraqitur më lart gjeni kodin QR. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL