Samsung përditëson Galaxy Watch 4 me funksionalitete të reja të shëndetit

Më 9 Shkurt, ditën kur Samsung do të mbajë evenimentin e shumëpritur Upacked, do të lançojë edhe një përditësim orën inteligjente Galaxy Watch 4 dhe Watch 4 Classic duke e pasuruar me funksionalitete të reja.

Përmes përditësimit Samsung do të lançojë një funksionalitet të ri për vrapuesit dhe çiklistët duke u dhënë atyre mundësin për të paracaktuar kohëzgjatjen dhe intervalin që do të bëjnë ose numrin e seteve të një ushtrimi fizik.

Pasi të vendosin këto informacion, Watch 4 do të krijojë sesione të përshtatura trajnimi duke alternuar ato të intensitetit të lartë dhe intensitetit të ulët.

Së fundi Samsung do të lançojë një program të ri trajnimi të gjumit ku përdoruesve do tu caktohet një prej 8 simboleve të kafshëve që përfaqësojnë llojin e tyre të gjumit.

Ky program përcakton llojin e gjumit duke gjurmuar mënyrën sesi flenë përgjatë 7 ditëve dhe përmes dy anketave. Më pas do tu caktohet përdoruevse një program 4-5 javor trajnimi gjumi.

Për të ndihmuar përdoruesit me gjumin, Samsung automatikisht do të fikë dritat SmartThings sapo Watch 4 të arrijë në përfundimin se përdoruesi ka fjetur.

Përveç funksionaliteteve të reja të shëndetit dhe mirëqenies, kompania do të lançojë ngjyra të reja fytyre, fytyra dixhitale dhe ngjyra. Samsung zbuloi se përdoruesit mund të dëgjojnë YouTube Music përmes Wi-Fi ose LTE në Watch 4. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në frontin e Ukrainës shtohet frika për luftë

Story i radhës

Ëndrra ndërpritet në mes, filmi “Zgjoi” nuk nominohet për Oscar

Të fundit nga