Samsung nxjerr në shitje monitorin monstruoz gaming

Samsung po përgatitet për lançimin e një monitor masiv në muajin Gusht quajtur Odyssey Ark.

Monitori i cili u prezantua në konferencën CES në Janar ka kaluar nëpër disa programe certifikimi përpara se të dalë në shitje.

Detajet rreth tij janë të pakta dhe kompania ka thënë se ka një panel 16:9 4K ndërsa këmba mbajtëse ka një bosht të mund të rrotullohet horizontalisht dhe vertikalisht.

Monitori ka një kënd kurbe prej 1000R dhe raport madhësie 16:9. Mund të përdoret horizontalisht dhe vertikalisht si dhe mbështet teknologjisë si FreeSync dhe G-Sync.

Rezolucioni i tij raportohet të jetë 4K UHD me frekuencë rifreskimi prej 165Hz. Detajet rreth çmimit mbeten të fshehta.

Odyssey Ark do të shkojë kryesisht për tregun gaming. Për krijuesit Samsung prezantoi së fundi modelet ViewFinity S8 në madhësi 27-inç dhe 32-inç. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Etika filozofike dhe filozofia politike

Story i radhës

Një 23-vjeçar përplaset me veturën e tij Audi – përfundon në dhomën e ditës të një shtëpie në Zvicër

Të fundit nga