Samsung konfirmon debutimin e Galaxy S21

Samsung do të prezantojë zyrtarisht linjën më të fundit të flagshipëve Galaxy, S21, S21 Plus dhe S21 Ultra, më 14 Janar konfirmoi kompania përmes ftesave në një eveniment të ri Galaxy Unpacked.

Gjatë këtij aktiviteti i cili pritet të mbahet në orën 16:00 dhe do të prezantohen tre smartfonë të rinj. Galaxy S21 dhe S21 Plus pritet të jenë shumë të ngjashëm në specifika me përjashtim të madhësisë ndërsa S21 Ultra karakterizohet nga harduer më cilësor dhe kamera më të mira përveç mbështetjes për lapsin stylus S-Pen.

Ftesa nuk jep shumë informacione nga çfarë kemi parë deri më sot siç është dizajni i ri i kamerave të pasme. Pothuajse çdo detaj i këtyre smartfonëve tashmë është bërë publik. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Nëse jeni tip i ndrojtur, këto 3 këshilla vlejnë për ju

Ngjarja e ardhëshme

Dortmund konfirmon se kishte marrëveshje me Man Utd për Sanchon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian