Samsung “konfirmon” aksidentalisht Galaxy Watch 5 dhe 5 Pro

Samsung mund të rifreskojë orën inteligjente Galaxy Watch shumë shpejtë. Sipas një raporti të 9to5Google dhe The Verge, versioni beta i aplikacionit Health listonte dy orë të reja inteligjente: Galaxy Watch 5 dhe Watch 5 Pro.

Megjithatë në këtë listim nuk shfaqet askund modeli Watch 5 Classic. Edhe pse ky informacion nuk konfirmon ekzistencën e tyre, është një indikator se Samsung mund të mendojë rifreskimin e këtyre modeleve.

Ribrandimi në Pro sinjalizon se linja Galaxy Watch do të kalojë nëpër një ndryshim të madh në epokën Wear OS 3. Sipas informacioneve Watch 5 Pro mund të ketë bateri prej 572mAh duke adresuar një prej dobësive të Galaxy Watch 4 që ishte jetëgjatësia e baterisë.

Edhe pse nuk ka një datë të saktë debutimi, kujtojmë se Galaxy Watch 4 mbërriti në Gusht të vitit të kaluar. Andaj presim që edhe familja Watch 5 vijë në të njëjtën periudhë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti – Gençovska: Çdo vonesë shkon në dëm të komunitetit bullgar në vend

Story i radhës

Konfirmohet edhe zyrtarisht – Lavrov ka anuluar vizitën në Serbi

Të fundit nga